U raportua si aksident rrugor, policia: Vrasje për hakmarrje

aksident ok 1100x620

U raportua si një aksident rrugor, por në të vërtetë dyshohet se ishte një vrasje me dashje për hakmarrje.

Kështu deklaron policia, për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Rromanat, ku një makinë, që drejtohej nga një 41-vjeçar i dehur, përplasi për vdekje një 57-vjeçar, me të cilin mësohet se ka lidhje fisnore.

Shtetasi M.I., dyshohet se ka goditur shtetasin Sh.E., për motive hakmarrje, pasi 14 vite më parë babai i viktimës ka vrarë Zydi Istrefin, babain e të dyshuarit.

41-vjeçari, është arrestuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.