Vatikani përgatitet për shenjtërimin e gjeniut të kompjuterëve

VATIKAN 3 600x338

Një adoleshent italian i lindur në Britani, i cili ia dedikoi jetën e tij të shkurtër përhapjes së besimit online dhe ndihmës ndaj të varfërve është lumturuar, të dielën, në një ceremoni të kishës katolike në Vatikan.

Gjeniu i kompjuterëve, Carlo Acutis, ndërroi jetë në moshën 15-vjeçare nga leucemia dhe u vendos në rrugëtimin e shenjtërimit pasi Vatikani vendosi se ai i kishte shpëtuar jetën një djali tjetër. Me ceremoninë e sotme në Vatikan, Acutis është shumë pranë kthimit në shenjtin më të ri të mijëvjeçarit.

Ceremonia u mbajt në Assissi, shtëpinë e idhullit të djaloshit Shën Francis, i cili ua dedikoi jetën të varfërve dhe u ndoq përmes ekraneve të mëdhenj nga mijëra njerëz.