Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

12 raste të reja, Kina do të testojë për koronavirus të gjithë qytetin me 9 milionë banorë

Nga A2 CNN
12 Tetor 2020, 08:43 | Bota
12 raste të reja, Kina do të testojë për koronavirus të

Një qytet kinez që ka raportuar 12 raste pozitive me koronavirus do të testojë të gjithë popullsinë prej 9 milionë banorësh.

Qingdao do të bëhet kështu qyteti i dytë pas Wuhanit me 11 milionë banorë që kryen testimin masiv.

Autoritetet vendore kanë njoftuar se testimi i plotë i popullatës së qytetit do të bëhet brenda 5 ditësh.

Testimi ka nisur nga dita e diel.

Rastet e reja ditore me koronavirus kanë pësuar ulje të ndjeshme në Kinë dhe duket se shumica e vendit e ka kaluar më të keqen e pandemisë. Aktualisht, Kina ka 85 578 raste të konfirmuara me Covid-19 dhe 4 634 viktima.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani