300 euro për të kaluar kufirin, arrestohet 33-vjeçari nga Tirana që transportonte 5 emigrantë

emigrantet 1 1100x620

Një 33-vjeçar, nga Tirana, ka rënë në prangat e Policisë pasi u kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, kundrejt përfitimit të 300 eurove secilit.

Policia njofton se 33-vjeçari me iniciale S. K., nga Tirana u kap në Pogradec duke transportuar në drejtim të kryeqytetit  me mjetin tip “Volkswagen”, 5 emigrantët e paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.