Aksident me një të vdekur në Elbasan

WhatsApp Image 2020 10 12 at 8.08.40 PM 1 600x338

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Sikurse njofton policia, ngjarja ka ndodhur në Unazën e qytetit, ku një mjet tip “Volkswagen” ka përplasur 27-vjeçaren Miranda Dashëhana, e cila ndodhej në vija të bardha.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi G.A. është shoqëruar në komisariat, ndërsa nga të dhënat paraprake mësohet se ai ka humbur kontrollin e mjetit si pasojë e motit të keq.