Anija turke “Oruc Reis” rikthehet në Egje, lëvizje që mund të rindezë tensione me Greqinë

anija 1100x620

Turqia ka njoftuar se po planifikon të dërgojë përsëri në Mesdheun Lindor anijen kërkimore “Oruc Reis”, një lëvizje që mund të ringjallë tensionet me Athinën.

Marina e Turqisë tha se anija “Oruc Reis” do të kryejë aktivitete në zonë, duke lëvizur, gjithashtu, në jug të ishullit grek të Kastellorizo, nga sot deri më 22 tetor. Kjo mësohet nga një mesazh i dërguar në sistemin e alarmit detar Navtex.

Turqia dhe Greqia, po luftojnë për të drejta për të kërkuar gazin natyror në Mesdheun Lindor që nga gushti, kur të dy vendet fqinje dhe të dy anëtarët e NATO-s organizuan stërvitje ajrore dhe detare rivale në ujërat strategjikë midis Qipros dhe ishullit grek të Kretës.

Anija do të bashkohet në misionin e ri “zbulimi sizmik” nga dy anije të tjera, Ataman dhe Cengiz Han.