Basha: Koncesionet e inceneratorëve, test për drejtësinë e re

basha per mediat 1 1100x620

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e cilësoi kriminale aferën me inceneratorët, dhe u shpreh se ato janë test për drejtësinë e re.

Teksa fliste në një konferencë për shtyp, kryedemokrati u shpreh se kur Partia Demokratike të jetë në pushtet, do të ndjekë të gjithë paratë publike të hedhura në këtë aferë, ndërsa paralajmëroi se bashkë me pushtëtarët që janë pjesë e saj, do të përfundojnë në gjykatë edhe bashkëpunëtorët.

“Ata që bashkë me pushtetarët janë pjesë e aferës do të përfundojnë në gjykatë. Kjo nuk është vetëm një aferë kriminale është një aferë e pastrimit të parave të pista përpos vjedhjes së parave të shqiptarëve. Ky është një test për drejtësinë e re e dalë nga reforma. Kjo aferë nuk do të harrohet, por ne do t’i shkojmë deri në fund, drejtësia do të bëhet, paratë e shqiptarëve do të gjurmohen kudo që kanë shkuar. Çoni kamerat në Fier dhe do të shikoni se aty ku janë derdhur 25 milionë euro do të kuptoni se kjo është një nga aferat më të zeza në 30 vite”, deklaroi Basha.