Covid-19, Brazili shënon 150 mijë viktima, por situata duket drejt përmirësimit

Brazili ka tejkaluar 150 mijë viktimat, vendi i dytë në botë pas Shteteve të Bashkuara që tejkalon pragun dramatik.

Vendi më i madh i Amerikës së Jugut ka përjetuar ditë dramatike veçanërisht në muajt korrik dhe gusht, ku sistemi shëndetësor shkoi në kolaps të plotë, dhe e gjithë bota përjetoi me ankth hapjen e varreve masive kudo në vend, me më shumë se 1 mijë të vdekur në ditë.

Sot, situata duket relativisht në përmirësim, edhe pse shifrat mbeten tragjike. Javën e fundit, mesatarja e viktimave ishte 598, më e ulëta nga muaji maj.

Qytetet më të mëdha kanë filluar të hapin sërish shkollat, por edhe aktivitete si kinematë, teatrot, edhe pse mundësia e një përkeqësimi është mundur.

Ndërkohë, presidenti Jair Bolsonaro, i njohur për pozicionin e tij nënvlerësues për virusin edhe pse ka qenë pozitiv ndaj COVID-19, po njeh një valë konsensusi në sondazhet e fundit. Arsyeja është, sipas opinionit publik, në menaxhimin e krizës aktuale.

“Jeta vazhdon, Brazili duhet të vazhdojë të prodhojë”, deklaroi ai në pikun e përhapjes së pandemisë, duke shpërndarë miliona dollarë ndihmë direkte për shtresat më të ulëta dhe të prekura nga mbyllja  e aktiviteteve. Rreth 40% e të anketuarve e gjykon qëndrimin e Bolsonaros ndaj COVID-19 si të shkëlqyeshëm.