Dialogu Kosovë-Serbi, Borrell: Marrëveshja finale, çështje muajsh

BORRELL 1100x620

Një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet për çështje muajsh dhe jo vitesh.

Deklarata erdhi nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell, i cili shton se procesi i dialogut do të ndihmojë vendet në rrugëtimin e tyre drejt familjes së madhe evropiane. Komentet e tij erdhën pas takimit me ministrat e jashtëm të Bllokut.

Borrell pranoi se procesi i dialogut nuk është aspak i lehtë, por tha se është e domosdoshme gjetja e një zgjidhje, për të cilën janë duke u angazhuar të dyja palët.

Gjithashtu komentoi edhe përfshirjen amerikane në proces. “Ekziston vetëm një dialog, ai që udhëhiqet nga ne”, theksoi shefi i diplomacisë së BE duke shtuar se mirëpret edhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara si partner i rëndësishëm.