Duma: 2 mln lekë për inceneratorët, vendim kriminal i Ramës

duma 1100x620

Partia Demokratike ka akuzar sërish kryeministrin Rama në lidhje me inceneratorët. Në një deklaratë për mediat, kandidatja për deputete e PD-së, Grida Duma, thotë se në kulmin e krizës kreu i qeverisë ka dhënë 2 milionë euro për inceneratorët.

“Vetëm pak ditë më parë Edi Rama, qeveria, ka paguar 2 (dy) milionë euro për inceneratorin e Fierit dhe të Tiranës. Deri sot, janë paguar plot 75 (shtatëdhjetë e pesë) milionë euro për të ashtuquajturët inceneratorë që as nuk ekzistojnë”.

Vendimi i Edi Ramës për të çuar paratë e taksave të rritura jo te shqiptarët, por te 5 njerëz, është kriminal, thotë Duma, e cila shton se këto para mund të përdoreshin për përballimin e situatës nga pandemia, për shëndetësinë, bizneset dhe pensionistët.

“Dy milionë euro, në këto ditë të vështira, ditë të zeza për shpenzimet e shqiptarëve, ku seicili ka nevojë për ndihmë financiare të drejtëpërdrejtë, ndërsa Edi Rama çirret e ulëret se s’ka para, para paska për çfarë, për inceneratorët?

Prioritet është të sigurohen maska për gjithë dimrin për 1 milion shqiptarë, dhe këtë duhet të bënte qeveria. Prioritet është të japësh  bonus prej 1000 euro 2 mijë biznese të vogla dhe këtë mund të bënte me 2 milionë euro. 

Prioritet është ushqimi i 2500 familjeve  që kanë humbur vendin e punës, të cilët mund të marrin nga 16 mijë lekë (të reja) në muaj për 6 muajt e ardhshëm.

Me 2 milionë euro mund të jepej bonusi mujor prej 2 mijë lekësh (të reja) për më shumë se 20 mijë pensionistë”, deklaron Duma, e cila shton se 25 prilli do të shënojë fillimin e fundit  të pandëshkueshmërisë, duke nisur me përgjegjësin e parë të krizës, Edi Ramën.