Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Dy uragane brenda gjashtë javësh, pamje apokaliptike nga Shtetet e Bashkuara

Nga A2 CNN
12 Tetor 2020, 11:18 | Bota

Pamjet dramatike të xhiruara me dron tregojnë pasojat që uraganet Delta dhe Laura kanë lënë në juglindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Rreth 370 mijë vetë mendohet se kanë mbetur pa energji, ndërsa deri tani raportohet për 2 viktima, një 86-vjeçar në Luiziane dhe një 19-vjeçare në Florida.

Të dy uraganet, të cilët pasuan njëri tjetrin brenda 6 javëve, shkatërruan dhe përmbytën sipërfaqe të mëdha, pasi era arriti deri në 240 km/h. Të shtunën, rreth 10 mijë punonjës të emergjencave dhe 3 mijë pjesëtarë të Gardës Kombëtare u shpërndanë në të gjithë Luizianën për të rikthyer energjinë elektrike, dhe për të pastruar rrugët kryesore nga pemët dhe rrëshqitjet e dheut.

Parashikuesit e motit në SHBA paralajmërojnë se tornadot mund të spostohen në Teksas, Tenesi dhe Misisipi në ditët në vijim, duke vënë në alert qindra mijëra banorë të zonave rurale.

A2 CNN Livestream

Dita jonë