Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Francë, 17% e testimeve në rajonin e Parisit rezultojnë pozitivë

Nga A2 CNN
12 Tetor 2020, 15:17 | Futboll
Francë, 17% e testimeve në rajonin e Parisit rezultojnë

Europa është në mesin e valës së dytë të koronavisurit, me 123 mijë raste të reja të shënuara në 24 orë. Franca, Britania e Madhe dhe Spanja janë ato që po vuajnë më shumë, por edhe Italia po shënon rritje të infektimeve.

17 për qind e testimeve në Ile de France, rajoni ku bën pjesë edhe Parisi, rezultojnë pozitivë, një vlerë që nuk ishte arritur kurrë më parë sipas autoriteteve shëndetësore.

Në grupmoshën nga 20 deri në 30 vjeç, numërohen mesatarisht 800 raste për 100 mijë banorë. Mbi 16 mijë raste të reja u regjistruan në 24 orë, ndërsa numri i vdekjeve është në total 32 mijë e 730. 12 rajone janë në gjendje maksimale alarmi, me qeverinë që paralajmëron shpalljen e gjendjes së emergjencës nëse situata përkeqësohet.

Mbi 12 mijë e 800 persona të tjerë rezultuan pozitivë për COVID-19 në Britaninë e Madhe, ndërsa viktimat në 24 orë ishin 65. Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se një mbyllje e dytë kombëtare është e mundshme, ndërsa situata në vend ka mbërritur në një pikë kritike.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, do të shpallë një sistem të ri kufizimesh me tri nivele, mesatar, i lartë dhe shumë i lartë. Liverpuli sipas BBC, do të jetë i vetmi qytet që do të klasifikohet në kategorinë më të lartë, çka nënkupton se lokalet e restorantet do të mbyllen.

Në alarm është edhe Italia, ku për herë të parë qe prej muajit mars, rastet e reja i tejkaluan 5 mijë. Pak ditë pasi i bënë maskat e detyrueshme edhe jashtë, ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, paralajmëroi masa të tjera shtrënguese për të shmangur një izolim të ri.

Është propozuar ndalimi i festave private, ku përfshihen si të rritur ashtu edhe fëmijë, ndërsa Roma do të kufizojë orarin e hapjes dhe klientët e bareve e restoranteve. Rekord rastesh edhe në Rusi ku, gjithashtu, po konsiderohet mbyllja e bareve dhe klubeve të natës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani