Futboll dhe Covid, 8 të infektuar te Vllaznia, 7 janë lojtarë

MB VLLAZNIA KORONAVIRUS frame 292 1100x620

Situatë alarmante te Vllaznia. Pasi tre futbollistë dhe zëvendës/trajneri Plori rezultuan pozitivë me koronavirus, rastet e të prekurve janë shtuar.

Pas tamponëve, u konfirmua se në total nga Covid-19 janë infektuar tetë persona, nga të cilët shtatë janë futbollistë, ndërsa asistenti i trajnerit Bërdariç ende nuk është shëruar.

Klubi i Vllaznisë do të vijojë të kryejë testet e tamponëve, për të bllokuar vatrën e infeksionit.