Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Itali, rriten ndjeshëm viktimat nga koronavirusi

Nga A2 CNN
12 Tetor 2020, 17:33 | Bota
Itali, rriten ndjeshëm viktimat nga koronavirusi

Vijon përkeqësimi i situatës në Itali si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se në 24 orët e fundit u regjistruan 4619 raste të reja me koronavirus, shifër kjo pak më e ulët se një ditë më parë, por kjo si pasojë dhe e numrit më të ulët të testimeve.

Një rritje të ndjeshme ka pësuar numri i viktimave ku 39 pacientë nuk mundën ta fitonin betejën me virusin vdekjeprurës, duke e çuar numrin total që nga nisja e pandemisë në 36,205.

Të shëruarit janë 891, ndërkohë që rajoni me më shumë raste të reja vijon të jetë Lombardia.

Një presion në rritje janë duke ndjerë dhe spitalet ku regjistrohen 302 të shtruar më shumë se një ditë më parë, 32 prej të cilëve në terapi intensive.

A2 CNN Livestream

Dita jonë