“Kodi i mafies”, Basha: Rama nuk e lëshoi Dakon, i duhet të vjedhë votat

basha konf frame 4 1100x620

Lulzim Basha ka zbuluar arsyen që sipas tij, Edi Rama nuk bëri asnjë ndryshim në Kryesinë e Partisë Socialiste.

Kryedemokrati tha se Vangjush Dako i duhet në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit, për të vjedhur votat për llogari të Edi Ramës, ndërsa nuk la pa përmendur edhe kodin e mafies.

“Ju siguroj se përgjegjësia që do të ketë nuk do të jetë vetëm politike, të cilën do ta mbajë një më një, por do të jetë dhe përgjegjësi penale. Është modeli i një njeriu që nuk bën zgjedhje në parti dhe as në Shqipëri sepse ka tmerr prej tyre. E shtyu dhe një vit Kryesinë vetëm për të mbajtur në listë Vangjush Dakon e listës së zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ai e bën këtë sepse po lëshoi Dakon, lëshon veten. Votat në Shijak nuk i vodhi Dako, por i vodhi Rama përmes Dakos dhe bandave të krimit. Dhe kodi mafioz dikton që po lëshove dikë, lëshon veten tënde”, deklaroi Lulzim Basha.