Kodra e gërmuar, në mënyrë klandestine, kërkon vëmendje

Në vitet 1988 dhe 1989, nisën për herë të parë gërmimet, pranë kalasë së Drishtit.

Dikur, quhej Drivastumi i lashtë, e mendohet se në periudhën romake ky vendbanim ishte një rrugë që lidhte Shkodrën me Kosovën, e se në shekullin IX, Drishti u kthye në një fortifikim për shqiptarët. Por, në vitet e para të pluralizmit, gërmimet arkeologjike nuk ishin pjesë e politikave për kulturën. Kështu që u ndërprenë për t’u rikthyer zyrtarisht, sot.

E megjithatë, përgjatë këtyre viteve të tranzicionit, arkeologët vërejnë se ka pasur edhe gërmime klandestine, e besohet nga ata që e dinë se në këtë zonë mund të gjejmë objekte me vlerë për trashëgiminë.

Ndaj, në mungesë të një antropologu, sot kemi gjysmë të vërteta nga Drishti, nga kodra pranë kalasë që dikur u ngrit si fortesë bizantine, e që gjatë shekujve ka pësuar ndryshime.