Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, 5 viktima në 24 orët e fundit

koronavirusi ne maqedonine e veriut 1 1100x620

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 177 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Qyteti më i prekur vijon të jetë Shkupi, ku ditën e fundit kanë rezultuar 96 të infektuar.

Ndërkohë, kanë ndërruar jetë 5 persona të infektuar, përkundër 107 pacientëve që fatmirësisht e kanë mposhtur koronavirusin.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë infektuar 21.114 persona, ndërsa kanë humbur jetën 797 persona.