Marrëveshja e 5 qershorit, Komisioni i Ligjeve nis shqyrtimin me “gjendjen civile”

Komisioni i Ligjeve miratoi të parin nga paketa prej 7 ligjesh që shoqëronin marrëveshjen e 5 qershorit, atë për gjendjen civile.

Që prej 2014-s nëse dikush nuk regjistronte brenda muajit adresën e re, gjobitej me 10 mijë lekë. Me ndryshimet në ligj kjo gjobë hiqet.

Pak muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, sipas propozueses Blerina Gjylameti, realiteti në regjistrat e gjendjes civile është ndryshe nga ai në terren.  

Problem mbeten dhe lagjet informale sipas zv.ministres së Brendshme, Romina Kuko. Në 2016-n, në prag të vitit zgjedhor u aplikua një amnisti 6 mujore, periudhë gjatë të cilës, sipas qeverisë, pati rritje të regjistrimit të vendbanimeve të reja.

Ndërkohë, ministri Sandër Lleshaj, u ka dërguar letër të gjithë drejtuesve vendorë që ta ndihmojnë në saktësimin e të dhënave në regjistrat e gjendjes civile.