Maskat e detyrueshme në publik, cigarja i kushton 400 euro një italianeje

Untitled collage 2020 10 12T224050.725 1100x620

Uli maskën për të pirë një cigare gjatë pushimit të punës dhe tashmë duhet të paguajë 400 euro gjobë. Kjo ngjarje është regjistruar në Pavia të Italisë, ku një bariste u sanksionua nga policia jashtë lokalit ku ajo punonte pasi “nuk mbante maskën në një zonë me fluks të madh njerëzish”.

Pronarja e baristes Samanta u shpreh se do ta kundërshtojë këtë gjobë pasi ishte e panevojshme dhe sepse të gjithë i zbatonin me përpikmëri rregullat e vendosur për koronavirusin. Ajo shton se në momentin që efektivët gjobitën punonjësen e saj në lokal kishte shumë pak klientë të cilët ishin në një largësi të konsiderueshme.

Vendosja e maskës në ambientet e hapura po bëhet një masë e përhapur në shumë vende të Europës, nga e enjtja dhe në Shqipëri do të vendosen gjoba për këdo që nuk zbaton këtë rregull.