Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Meghan Markle: Në vitin 2019, isha njeriu më i sulmuar në të gjithë botën

Nga A2 CNN
12 Tetor 2020, 16:26 | Lifestyle
Meghan Markle: Në vitin 2019, isha njeriu më i sulmuar në të

Meghan Markle ka rrëfyer luftën e saj me ngacmimet në internet, veçanërisht gjatë pandemisë së koronavirusit kur njerëzit kanë qenë më të izoluar.

“Më thanë që në vitin 2019 isha personi më i sulmuar në të gjithë botën, mashkull apo femër”, u shpreh ajo, në një intervistë për Teenage Therapy Podcast, për të rritur ndërgjegjësimin për Ditën Botërore të Shëndetit Mendor.

“Për tetë muaj unë as nuk isha prezente. Isha me leje lindjeje dhe më pas duke u kujdesur për tim bir, por ajo që ishte në gjendje të prodhohej ishte pothuajse shkatërruese. Nëse njerëzit thonë për ju gjëra që nuk janë të vërteta, dëmi që i shkaktohet shëndetit tuaj mendor dhe emocional është kaq i madh”, shtoi ajo

Ndërsa Princ Harry u shpreh se cenueshmëria nuk është dobësi, por një shenjë e forcës dhe se e rëndësishme është të flasësh për përvojat.

“Është shumë e lehtë të konsumohesh nga negativiteti, por ne të gjithë mund të zgjedhim ta largojmë atë nga jeta jonë. Ndjenja e urrejtjes është përhapur shumë.

Ne nuk duhet ta bëjmë. Unë bëra zgjedhjen për të mos lexuar, për të mos parë, për të larguar veten nga ajo gjë dhe për t’u përqëndruar në anën e mirë dhe shpresëdhënëse, pjesën më të madhe të së cilës ma jep brezi juaj”, deklaroi Harry.

A2 CNN Livestream

Dita jonë