Nuk justifikoi pasurinë, shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Apelit të Korçës

gjyqtarja 600x338

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Apelit Korçë, Etleva Temo. Sipas KPK-së, ajo nuk kishte burime të mjaftueshme për të justifikuar pasurinë.

Shkak tjetër, sipas KPK-së, ishte konflikti i interesit për shkak se bashkëshorti ka udhëtuar me një person i cili ishte në proces gjykimi nga gjyqtarja.

Temo ka qenë pjesë e trupës gjykuese së bashku me Mimoza Margjekën dhe Olsi Xhavellën për të ndryshuar masën e sigurisë për Orion Balin.