Pista kthehet në “varrezë” avionësh, gati për skrap

Për vite me radhë i kemi parë në qiell, por kriza e pandemisë bëri që shumë avionë, kryesisht të vjetër, të dalin jashtë funksioni dhe të kthejnë pistat në “varreza”.

Aeroporti në  Kemble, Gloucestershire, të Anglisë, është kthyer në një varrezë avionësh. Pamjet e filmuara nga ajri më 12 tetor tregojnë 16 avionë Boeing 747, të cilët janë bërë gati të shkojnë për skrap.

Boeing 747 u hoqën zyrtarisht nga fluturimi më 8 tetor, duke u bërë një “viktimë” simbolike e krizës me të cilën po përballet industria e aviacionit në këtë periudhë të vështirë për botën. Flota e këtyre avionëve është parashikuar të zëvendësohet me të tjerë më komod dhe që konsumojnë më pak karburant e që ndotin më pak.