Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, policia identifikon një 19-vjeçar si autorin e dyshuar

Nga A2 CNN
12 Tetor 2020, 10:20 | Kronikë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, policia identifikon një

Policia e Shkodrës, brenda pak orësh, ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar të plagosjes së dyfishtë të shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanajt dhe babait të tij 70-vjeçar, Xhelal Hasanaj, ngjarje kjo e ndodhur mesditën e së dielës në rrethrrotullimin e Dobraçit, në Shkodër.

I dyshuari, sipas policisë, është një 19-vjeçar i identifikuar si Ilirjan Hasanaj. Identifikimi i të riut është bërë nëpërmjet provave shkencore materiale dhe biologjike që janë gjetur në motorin dhe kaskën e përdorur nga i dyshuari gjatë atentatit dhe që më pas janë gjetur të braktisura nga policia rreth 500 metra larg vendit të ngjarjes.

Ndonëse i dyshuari ka të njëjtin mbiemër me personat e plagosur, për momentin policia nuk jep detaje nëse ai ka lidhje farefisnore me shënjestrat e këtij atentati dhe as për motivet e këtij krimi, i cili mund të kishte rezultuar mjaft tragjik, pasi në mjet, përveç personave të plagosur ndodhej edhe një person i tretë i familjes Hasanaj, por që fatmirësisht shpëtoi pa lëndime.

Aktualisht, pas identifikimit policia ka nisur punën për gjetjen dhe arrestimin e të dyshuarit. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë