“Presidenti frikë për asgjësimin e LSI-së, Aristir Lumezi: PS po përsërit fushatën e 2017-ës, asnjë mesazh për elektoratin gri

Asnjë risi, përsëritje të fushatës së 2017-ës pa program dhe pa objektiva, por me batuta shikon zv. kryeredaktori i gazetës “Panorama”Aristir Lumezi te fushata e Partisë Socialiste, bazuar në ato që deklaroi kryeministri Rama në Asamblenë Socialiste. Sipas tij, Rama nuk përcolli asnjë mesazh për elektoratin gri, por qëllimi i tij u duk të jetë vetëm konsolidimi i elektoratit socialist.

“Do shkojmë te një përsëritje e 2017-ës që nuk do të ketë program e alternative, por batuta. Do kemi një fushatë të përsëritur. Është hera e parë që një parti tenton të fitojë mandatin e tretë. Tepsia, timoni, treni me vagonë janë mesazhe që nuk i adresohen zonës gri që lëviz pushtetet, por mbështetësve fanatikë të PS-së. Të thuash sot që gogoli është Saliu, apo Meta e Monika nuk ka mesazh për zonën gri, nuk do ta bindë dot, elektoratin gri, por për të konsoliduar elektoratin e tij”, u shpreh Lumezi.

I pyetur për ashpërsinë e debatit politik mes kryeministrit dhe presidentit, Lumezi thekson se Meta ka frikë për asgjësimin e LSI-së.

“Ashpërsia e debatit politik mes kryeministrit dhe presidentit tregon që do të kemi një fushatë tregon që do të kemi një fushatë si në 2017-n. Presidenti ka frikë dhe ndihet i rrezikuar për partinë që krijoi në 2003-shin, te frika e asgjësimit të LSI-së apo e reduktimit në maksimum të peshës elektorale të LSI-së.”

Premtimet e Bashës, sipas Lumezit janë më konkrete, por nuk ka ndonjë risi, pasi elektorati është ende në pritje të gjatë sesi do të jetë oferta më e mirë e tij.

“Te Basha shohim një profil tjetër. Prisja një politikëbërje më ndryshe, pak më aktive, nuk po them si profili i Berishës. Sondazhet tregojnë që Basha duhet të shkojë te një votues më i qetë më i mendueshëm, te ai gri, përmes një artikulimi të tillë të qetë, me premtime që janë më konkrete, që ka pala tjetër. Duket sikur palët kopjojnë njëra-tjetrën, por deri më tani nuk po shohim risi për të afruar elemnte të reja, profesionistë teknokratë. Më shumë afrohen vipa artistë se vipa në juridiksion apo ekonomi. Janë zgjedhjet më të paçkoduara për të folur sot. Elektorati është në pritje të gjatë sesi do të jetë oferta më e mirë e tij”.

Sa i takon Nismës si alternativë politike, Lumezi thekson se duhet parë nëse do të mbështetet nga zona gri që përmbys pushtetet.

“Do të jetë alternativa më e mirë, por duhet parë se si parashikohet nga votuesit. Nismat janë për t’u përgëzuar se është një proces i cili mund të ketë shumë defekte e gabime, por i jepet mundësia anëtarësisë që të shprehet me votë. Do të jetë alterantiva më e mirë, por duhet parë se si parashikohet nga votuesit.”