Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Prezantohet rregullatori dhe KAS, Celibashi: Puna për identifikimin biometrik ka nisur

Nga A2 CNN
12 Tetor 2020, 14:27 | Politikë
Prezantohet rregullatori dhe KAS, Celibashi: Puna për identifikimin

Teknologjia, më 25 prill, konsiderohet çështje shumë sensitive për Ilirjan Celibashin. Por përgjegjësinë, kryesisht financiare nuk e ka vetëm KQZ.

“Ky është një proces kompleks dhe kërkon angazhimin e disa faktorëve. Jemi në kontakt me qeverinë, ka përgjegjësi të spikatur. Për aq kohë sa politika lidh integritetin e zgjedhjeve me këtë çështje, për ne është shumë e rëndësishme dhe e kemi fokusin aty”, deklaroi Celibashi.  

Kryekomisioneri i Shtetit për Zgjedhjet thotë se ka ngritur grupin e punës që do të merret identifikimin biometrik të zgjedhësve. Sipas Kodit të ri Zgjedhor, komisioneri që përfaqëson opozitën, do të jetë ai që do të monitorojë dhe përzgjedhë kompaninë që do të ofrojë këtë lloj shërbimi.

“Puna ka filluar, kemi përgatitur urdhrin për ngritjen e një grupi pune që do të vlerësoi këtë çështje, shumë shpejt do të përgatisim draftin e akteve përkatëse që do të shqyrtohet nga rregullatori”, sqaroi Celibashi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani