Qindra banorë evakuohen ndërsa zhytësit përpiqen të çaktivizojnë “bombën tërmet”

Qindra banorë u evakuuan të hënën ndërsa zhytësit ushtarakë polakë filluan një operacion delikat për të çaktivizojnë një bombë masive të Luftës së Dytë Botërore në një kanal afër Detit Baltik.

Bomba e gjatë gjashtë metra, ka 2.4 tonë eksploziv, dhe është e projektuar nga inxhinieri britanik aeronautikës Barnes Wallace. Ajo u mbiquajt ‘Tallboy’ dhe gjithashtu njihej si një ‘bombë tërmeti’.

Bomba u hodh nga Forcat Ajrore Mbretërore në një sulm ndaj një anije luftarake naziste në 1945 dhe u zbulua vetëm vitin e kaluar gjatë pastrimit afër qytetit port të Swinoujscit.

Marina njoftoi në faqen e saj në Facebook se operacioni kishte filluar dhe se ishte planifikuar të zgjaste deri të premten, në varësi të motit.

Rreth 750 banorë lokalë po evakuohen nga një zonë prej 1.6 milje rreth bombës dhe operacioni pritet të zgjasë deri në pesë ditë. Megjithatë, disa banorë janë të vendosur për të mos lëvizur nga banesat.

Halina Paszkowska tha se ‘rreziku kryesor’ për të ishte rreziku nga infektimi me Covid-19 në një sallë sporti ku banorëve u është dhënë strehim gjatë operacionit.

Ndërkohë, trafiku detar në kanalin e lundrimit dhe rrugët ujore përreth do të pezullohen në një zonë prej 10 miljesh rreth operacionit të asgjësimit të bombës.

‘Është një punë shumë delikate…Dridhjet më të vogla mund të shpërthejnë bombën,’ tha kreu i ekipit të zhytësve, duke theksuar se opsioni i një shpërthimi të kontrolluar është përjashtuar nga frika e shkatërrimit të një ure rreth 500 metra larg.

Zhytësit e marinës do të përdorin një teknikë të njohur si “deflagration” për të djegur ngarkesën shpërthyese pa shkaktuar një shpërthim.