Rama: “5 qershori” është respektuar, do ta votojmë siç e kemi votuar

rama 10 1100x620

Kryeministri, Edi Rama, ka deklaruar se marrëveshja e “5 qershorit” është respektuar nga mazhoranca dhe presidenti, Ilir Meta, duhet ta firmosë ose ta kthejë sa më parë, pasi sipas tij, nuk ka shumë kohë për implementimin.

“5 qershori është respektuar dhe 30 qershori është respektuar. Nuk ka kohë më për të humbur. Presidenti bën mirë që ta firmosë ose ta kthejë sa më parë, në mënyrë që të vazhdojë implementimi sepse koha për implementimin është e shtrënguar dhe ne do ta votojmë siç e kemi votuar”, tha Rama.

Kur u pyet mbi planin me 5 pika për koronavirusin, që Partia Demokratike i ka kërkuar qeverisë që ta zbatojë, Rama tha shkurt: “Nuk kam ide për asnjë plan me 5 pika”.