Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Rama publikon investimet, reagon Teliti: U shet shqiptarëve si arritje shpenzimet e luksit

Nga A2 CNN
12 Tetor 2020, 10:36 | Politikë
Rama publikon investimet, reagon Teliti: U shet shqiptarëve si arritje

Shefi i kabinetit të kreut demokrat, Dorjan Teliti, i është përgjigjur kryeministrit Rama në lidhje me një video, që ky i fundit publikoi më herët në Facebook për investimet e kryera te Drejtoria e Targave dhe e Shtypshkrimeve, ku shprehej se ndryshimet tregojnë dallimin mes mazhorancës dhe opozitës që janë e shkuara.

Teliti e akuzon kryeministrin Rama se u shet shqiptarëve si arritje shpenzimet e luksit për zyrat e tij.  Duke publikuar shifrat, Teliti thekson se, në 7 vite, shpenzimet marramendëse të Ramës nuk kanë sjellë asnjë përmirësim të shërbimit për qytetarët

“Në 7 vite, Edi Rama ka shpenzuar: 85,5 milionë euro për blerje/qira operacionale/servis makinash; 25 milionë euro për mobilim zyrash; 109 milionë euro për rikonstruksion zyrash dhe godinash qeveritare; 4.5 milionë euro për godinën e OSHEE-së; 3.2 milionë euro vetëm për zyrat e Kryeministrisë; 1.25 milionë euro për rikonstruksionin e zyrave të Albcontrol-it. Radhët përpara zyrave të shtetit vazhdojnë të zgjaten! Ryshfeti për të marrë shërbim vazhdon të shtrenjtohet! Rama dhe enturazhi i tij vazhdojnë të majmen dhe të kridhen në luks! Por, luksin dhe zdërhalljen e tyre me paratë e buxhetit, shqiptarët nuk e quajnë arritje! E quajnë thjesht vjedhje!”, shkruan Teliti.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani