Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shiu përmbyt Durrësin dhe Vlorën, uji rrezikon të hyjë dhe në disa banesa

Nga A2 CNN
12 Tetor 2020, 22:27 | Aktualitet

Reshjet e shumta të shiut që kanë vijuar me intensitet përgjatë gjithë ditës kanë rënduar situatën në rrugët e qytetit bregdetar të Durrësit.

Në shumë akse, qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve është thuajse i pamundur, pasi uji ka kaluar lartësinë mbi trotuare.

Durrës

Situatë problematike raportohet në lagjen nr. 18,  nr.1, aksi “Pavarësia”, rruga “Egnatia”, zona e Shkozetit etj, ku niveli i ujit rrezikon të vërshojë edhe në banesa. Pavarësisht se të dy hidrovorët janë në funksion me kapacitet të plotë, situata paraqitet e rënduar në qytetin bregdetar.

Vlorë

Ndërkohë që e njëjta situatë është regjistruar dhe në qytetin e Vlorës, ku dhjetëra akse janë pushtuar nga uji. Situata nga përmbytjet pritet të përkeqësohet duke qenë se reshje shiu janë parashikuar dhe për orët në vijim.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli