Shkollat e Durrësit në kushte pandemie, mësim me turne në klasa dhe online

Nxënësit dhe mësuesit kanë nisur, tashmë, një vit akademik shumë ndryshe nga të mëparshmit, për shkak të situatës globale të pandemisë COVID-19, dhe rregullave specifike që ka diktuar ky virus. Atyre të Durrësit, i është shtuar edhe problematika e infrastrukturës, si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar.  

Xhevdet Haxholli, drejtor në shkollën 9-vjeçare “Neim Babameto” në Durrës, tregon për A2CNN vështirësitë më të mëdha me përshtatjen me këtë situatë që po e hasin mësuesit e brezit të vjetër të arsimtarëve. Nxënësit e shkollës së tij janë transferuar për momentin në ambientet e shkollës “Leonik Tomeo”. Kjo sepse godina e “Neim Babameto” ishte ndër të parat që u shemb totalisht si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit 2019. 

Xhevdet Haxholli, drejtor në shkollën 9 -vjeçare “Neim Babameto” në Durrës

“Nuk mund të themi qe çdo gjë është normale, sepse jemi ne kushte jo normale. Por besoj kushtet do te përmirësohen, me përshtatjen e nxënësve, me zbatimin e protokollit të COVID-19, dhe angazhimin e mësuesve”, deklaron për A2 drejtori Haxholli.

Për nxënësit përshtatja ka qenë më e natyrshme dhe me reagim të menjëhershme ndaj ndryshimeve, por, fatmirësisht, ky vit arsimor i riktheu kontaktin fizik me  shokët e klasës dhe kontaktit sy më sy me mësuesit e tyre.

Për sa i përket mësimdhënies, mësuesit deklarojnë se veç kohës në klasa po vijon edhe mësimdhënia online, ndërkohë që drejtori i shkollës shton se një tjetër pengesë e kësaj periudhe  ka qenë mungesa e pajisjeve teknologjike në familjet e shumë nxënësve, për zhvillimin e mësimit online.

  • LAJMI I FUNDIT | Deti, Rama: Kemi rënë dakord që ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Mbledhje e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Së shpejti do zgjidhim çështjen e ligjit të luftës
  • LAJMI I FUNDIT | Dendias: Të zgjidhim të gjitha çështjet që kanë mbetur pezull
  • LAJMI I FUNDIT | Ligji i luftës, Dendias: Jam i sigurt se edhe këtë do ta zgjidhim