Shqiptarët në Itali, kanabis brenda magazinës dhe në bodrumin e vilës

MB KANABISI frame 0 1100x620

Policia italiane arrestoi një shqiptar, ndërsa një tjetër është në kërkim, pasi në bashkëpunim me një shtetas italian kultivonin kanabis në ambiente të mbyllura.

Operacionet u zhvilluan nga Policia e Varezes dhe në rastin e parë u zhvillua kontroll në një magazinë, ku ishte ndërtuar një serë me të gjitha teknikat e kultivimit të drogës, si llambat, tharëset, ajrosëset.

Aksioni i dytë u zhvillua në bodrumin e një vile luksoze, pasi ishin vetë banorët që kishin raportuar për erën e fortë që ndienin prej ditësh. Në total u sekuestruan 1700 bimë dhe 40 kg kanabis dhe 40 fishekë.