Varhelyi në izolim: Një pjesëtar i stafit pozitiv me Covid-19

VARHELEY NE IZOLIM 1100x620

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka njoftuar se është në vetizolim, pasi një anëtar i ekipit të tij është diagnostikuar me COVID-19.

“Në pritje të rezultateve të reja të testit, unë dhe anëtarët e ekipit po vetizolohemi në përputhje me udhëzimet. Ndihem mirë, nuk kam simptoma, testet e mia gjatë javës së kaluar ishin negative”, shkruan Varhelyi.

Gjatë javës së kaluar, komisioneri per zgjerimin vizitoi Shqipërinë, Kosovën dhe shtetet e tjera të rajonit, ku prezantoi planin e ri të investimeve në Ballkanin Perëndimor.