Zëdhënësi i Merkel për bisedën me Ramën: Reformat përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve për anëtarësim

sts steffen seibert 600x338

Zëdhënësi i Qeverisë Federale të Gjermanisë Steffen Seibert ka dhënë detaje për video-konferencën mes kancelares Merkel dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Në njoftimin zyrtar të qeverisë federale bëhet me dije se Merkel dhe Rama biseduan për situatën e pandemisë, situatën në rajon dhe integrimin europian.

Merkel vuri theksin se reformat e rëndësishme përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve me Shqipërinë në rrugën e integrimit drejt familjes europiane

Deklarata e zëdhënësit të qeverisë federale gjermane

Kancelarja Federale Angela Merkel dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilluan sot një bisedë me njëri-tjetrin përmes një video-konference.

Ata biseduan për situatën e pandemisë, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike si dhe për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE.

Këshilli Evropian ka vendosur në mars 2020, të hyjë në bisedimet zyrtare të pranimit me Shqipërinë. Reformat e rëndësishme, të cilat do të përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve, prekin para së gjithash drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.