Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

A do të ketë paketë për bujqësinë? Rama: Dhuratat t’i harrojmë

Nga A2 CNN
13 Tetor 2020, 14:25 | Politikë
A do të ketë paketë për bujqësinë? Rama: Dhuratat

Kryeministri, Edi Rama, u shpreh se paketat ndihmëse duhet t’i harrojmë në kushtet kur të gjithë kemi mundësinë të punojmë.

Kur u pyet nëse qeveria do ta mendojë një paketë stimuluese për bujqësinë, kreu i qeverisë tha: “Këto paketat e këto dhuratat duhet t’i harrojmë sepse sot jemi në kushtet kur të gjithë kemi mundësinë të punojmë. Nëse flasim për paketa mendojmë për sot dhe harrojmë që ka jetë prapë nesër dhe ka nevojë prapë nesër”.

“Heqja e akcizës dhe taksës së karbonit është paketë direkte për të gjithë, jo vetëm për sot, por edhe për nesër”, shtoi Rama.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu