Basha: Rama fshihet si struci pas një lapsusi, nuk do t’ia dijë për të papunët e bizneset

basha konf frame 4 1100x620

Kreu demokrat i është përgjigjur kryeministrit Rama në lidhje me reagimin e këtij të fundit për lapsuset e ditëve të fundit të kryedemokratit. Në një postim në Twitter, Basha shkruan se Rama nuk do t’ia dijë për bizneset e mbyllura dhe 100 mijë të papunët, por fshihet si struci pas një lapsusi.

“Kur vjedhja galopante, keqqeverisja, ekonomia dhe shëndetësia janë sot drama e çdo shqiptari, kryeministri fshihet si struci pas një lapsusi. Tragjike dhe me pasoja  është të kesh një kryeministër që nuk do ta t’ia dijë për 6 në 10 biznese drejt mbylljes, e 100 mijë shqiptarë që kanë humbur punën”.

Një ditë më parë, kryedemokrati Basha bëri lapsus kur tha se 6 nga 4 biznese po shkojnë drejt mbylljes, në vend që të thoshte, 6 nga 10 biznese. Ky lapsus solli reagimin e kryeministrit, i cili tha se kur vjen puna te shifrat jemi në kushtet e komedisë.