Berisha: Lituania, ndeshja kyçe për këtë sezon në Ligën e Kombeve

berishaaaaa 1100x620

Për portierin Etrit Berisha, ndeshja e së mërkurës për Shqipërinë, ajo ndaj Lituanisë, është një takim kyç për vazhdimin e këtij sezoni në Ligën e Kombeve.

“Mendoj se Lituania luajti shumë mirë në ndeshjen e parë dhe na vuri në vështirësi edhe pse ne nuk bëmë ndeshjen më të mirë. Ajo që vlen është ndeshja e nesërme, ku duhet të jemi shumë të përqendruar, pasi mendoj se është një ndeshje kyçe për rrugëtimin tonë”.

Berisha thekson se lojtarët e dinë rëndësinë e këtij takim dhe do të japin 110% për arritjen e fitores.

“Mendoj se me Kazakistanin kemi bërë një ndeshje pozitive, ku kam parë një grintë më të madhe se ndaj Lituanisë. Djemtë e dinë rëndësinë e ndeshjes së nesërme dhe besoj se nesër do të japim 110% për të arritur objektivin tonë. Kemi lojtarë të rinj për shkak edhe të mungesave. Djemtë e rinj kanë kualitete, por u duhet kohë që të luajnë me kombëtaren dhe të ambientohen. Edhe pse janë të rinj duhet të japin maksimumin. Ne të vjetrit duhet t’i ndihmojmë me të gjitha mënyrat e mundshme”, u shpreh Berisha.