Çështja Juventus-Napoli, klubi i De Laurentis gjen mbrojtje, vendimi këtë të mërkurë

JUVE NAPOLI  1100x620

Për shkaqe të forcave më madhore e shkruar në nenin 55 të rregullores organizative të Federatës Italiane të Futbollit.

Është kjo pika me të cilën klubi i Napolit mbrohet në Gjykatën Sportive për të shmangur humbjen 3-0 në tavolinë për mos paraqitjen në ndeshjen kundër Juventusit.

Gjykata sportive ka bërë me dije se do të dalë me një vendim këtë të mërkurë për fatin e ndeshjes së pazhvilluar, por klubi i De Laurentis është i bindur se do ta shmangë disfatën në tavolinë dhe se do të arrijë të gjejë një datë për të zhvilluar takimin.

Rregullorja thotë qartë që skuadra e cila nuk paraqitet në ndeshje humbet në tavolinë. Kjo shmanget vetëm atëherë kur një forcë më e madhe ia ndalon këtë gjë. Në rastin e Napolit ishte Sutoriteti Sanitar Rajonal që ndaloi udhëtimin në Torino për shkak të dy rasteve pozitive në skuadër.

Juventus, nga ana tjetër, kërkon fitoren në tavolinë pasi ka zbatuar rregulloren. Si do që të jetë vendimi i Gjykatës Sportive klubet do t’i drejtohen apelit në rast se janë të pakënaqura. Shqetësimi më i madh në Itali është se sido që të shkojë situata, ky rast do të krijojë me siguri precedent në të ardhmen.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 3 viktima në 24 orët e fundit, 480 në total
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 288 raste në 24 orët e fundit, 19445 në total
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 51 të shëruar në 24 orët e fundit, 10705 në total