Dita e 16 e grevës së urisë në Ballsh, naftëtarët tentojnë të futen në uzinë

Naftëtarët grevistë të Ballshit kanë hyrë në ditën e 16 të grevës së tyre të urisë.

Ndërsa disa prej naftëtarëve që i mbështesin nga jashtë kanë tentuar që të futen në ambientet e uzinës së përpunimit të naftës.

Gjatë së martës, naftëtarët janë mbështetur edhe nga Sindikata e Fermerëve, ndërsa kryetari i Sindikatës së Naftëtarëve ka paralajmëruar përshkallëzim të protestave edhe me më shumë pjesëmarrje në ditët në vijim.