Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Futbollistë të shkëlqyer, por edhe të zgjuar jashtë fushe, fitojnë 64 mijë euro

Nga A2 CNN
13 Tetor 2020, 18:14 | Futboll
Futbollistë të shkëlqyer, por edhe të zgjuar jashtë

Leon Goretzka dhe Joshua Kimmich, dy gjermanët e Bayern, nuk janë vetëm futbollistë të shkëlqyer, por edhe të zgjuar jashtë fushe.

Futbollistët morën pjesë në programin televiziv “Kush do të bëhet milioner?” në televizionin gjerman RTL, duke arritur të fitojnë 64 mijë euro. Kjo shumë do të shkojë e gjitha për bamirësi.

Kjo nuk është hera e parë që Kimmich dhe Goretzka bëhen bashkë për qëllime bamirësie. Në muajin mars ata themeluan “WeKickCorona”, një iniciativë kundër Covid-19, ku u bënë pjesë shumë futbollistë gjermanë, të cilët mblodhën së bashku rreth 5 milionë euro. Të gjitha u dhuruan për bamirësi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë