Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Greva e naftëtarëve, Rama: Forma të tilla proteste nuk janë të nevojshme me mua

Nga A2 CNN
13 Tetor 2020, 14:14 | Politikë
Greva e naftëtarëve, Rama: Forma të tilla proteste nuk janë

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat, theksoi se situata e naftëtarëve të Ballshit nuk zgjidhet dot pa një fuqi private që e merr përsipër. Kreu i qeverisë shtoi se greva e urisë nuk është e nevojshme.

“Është marrëdhënie kapitaliste dhe jo me shtetin. Nuk e zgjidhim dot atë problem nëse nuk kemi një fuqi që e merr përsipër nga pikëpamja private. Të gjitha çfarë kemi bërë ne kanë qenë përpjekje ekstra nga ne, që nëse nuk do t’i kishim ndihmuar si deri tani, ata do të kishin 7 vjet në këtë situatë ku janë sot. Forma të tilla proteste nuk janë të nevojshme me mua sepse unë nuk kam nevojë t’i shikoj në grevë që të mundohem për ta”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se “me ndihmën e Zotit ndoshta e zgjidhim shpejt” problemin dhe shtoi se kur të zgjidhet do të japë detaje.

https://a2news.com/2020/10/13/dita-e-16-e-greves-se-urise-ne-ballsh-naftetaret-tentojne-te-futen-ne-uzine/

A2 CNN Livestream

Dita jonë