“Hakmarrje dashurie”, i dha 100 mijë euro mafies për murosjen e shqiptarit

Muroset shqiptari ne itali 1100x620

Një zhvillim të papritur kanë marrë hetimet e zgjeruara që kanë nisur në Itali, nga janari i vitit të kaluar kur trupi i 47-vjeçarit shqiptar, Astrit Lamaj, u gjet i murosur brenda një banese.

Lamaj rezultonte i zhdukur prej janarit të vitit 2013, ndërsa pas zbulimit të trupit të pajetë u arrestuan 4 persona, 3 burra dhe një grua. Ndërkaq, orët e fundit, mediat italiane njoftojnë se është lëshuar një urdhër-arresti për 45-vjeçarin Salvatore.T, i cili ndodhet në “arrest shtëpie”, si anëtar i Cosa Nostrës.

Ai dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen në Monza të Astrit Lamajt, të cilin më pas e murosën brenda një vile. Janarin e kaluar, punëtorët bënë një vrimë në një mur për të kryer disa rinovime, kur u gjendën përpara një skene të ngjashme me një film horror.

Salvatore ka pohuar se Lamaj kishte guxuar të ofendonte gruan e gabuar, pasi ishte ndarë nga një italiane 62-vjeçare, pronare e një argjendarie, me të cilën kishte pasur një lidhje dashurie.

Më herët kjo shtetase kishte rrahur një person tjetër që ishte ndarë prej saj. Në rrëfimin e tij, anëtari i Cosa Nostrës u tha hetuesve se ajo kishte paguar 100 mijë euro për vrasjen dhe më pas murosjen e 45-vjeçarit Lamaj.