“Kokëkosi do të na fusë në izolim”, videoja e 3-vjeçares kthehet në hit në Britani

Untitled collage 2020 10 13T185316.838 1100x620

Videoja e një vajze 3-vjeçare në Liverpool është kthyer në hitin e fundit në Britaninë e Madhe ndërsa ajo shfaqet duke “sharë” kryeministrin Boris Johnson për masat anti-Covid.

Tallulah Richards është filmuar nga daja i saj ndërsa e quan kryeministrin britanik “kokëkos” që do t’i mbyllë njerëzit sërish.

Vogëlushja nga Liverpool, gjithashtu, shton se e “urren” Boris Johnson për këtë gjë.