Koronavirusi në Kosovë, 1 viktimë dhe 98 raste të reja

koronavirusi Kosove 1100x620

Kosova ka regjistruar 98 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërkohë që është shënuar edhe një viktimë.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije, gjithashtu, se janë shëruar 37 persona, për një total prej 14.405 pacientë që e kanë mposhtur pandeminë.

Numri total i rasteve pozitive është 16.347 raste, ndërsa ai i viktimave është 649.