Kriza mjedisore në gadishullin rus, zyrtarët e quajnë “vrasje masive”

Një fenomen i pashpjegueshëm është regjistruar për herë të dytë brenda një jave në Kamçatka, ku mijëra gjallesa detare janë gjetur të ngordhura përgjatë gadishullit rus.

Shkencëtarët që janë duke studiuar këtë katastrofë deklarojnë se pasojat janë shumë të mëdha saqë mendohet të jetë shkatërruar 95% e botën nënujor në këtë rajon.

Për herë të para gjallesat e ngordhura u gjetën përgjatë brigjeve të Kamçatkës më 5 tetor.

Përmes një postimi në Twitter, guvernatori i Kamçatkës flet për “vdekjen masive” të gjallesave, por shpjegon se situata nuk është njësoj në plazhet e tjera të zonës. Ai shton se nuk mund të thotë se kjo gjë është shkaktuar nga magazinat e epokës sovjetike të cilat janë të mbushura me helme kimike.

Ndërsa zv/presidenti i Akademisë ruse të Shkencës, Andrei Adrianov, shpjegon se ngordhja e gjallesave detare ka ardhur si pasojë e toksinave të lëshuara nga disa mikroalga.