Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Meta - Ramës: Kur do dalësh në përballje me mua? Mezi po të pres!

Nga A2 CNN
13 Tetor 2020, 15:46 | Politikë
Meta - Ramës: Kur do dalësh në përballje me mua? Mezi po

Presidenti Ilir Meta i është kundërpërgjigjur kryeministrit Rama, i cili në një dalje për mediat i sugjeroi që të vendoste një maskë mbrojtëse kundër koronavirusit me portretin e Vojo Kushit.

“Esati i Rilindjes, zëdhënësi i armiqve të Kombit Shqiptar, guxoi sërish sot të marrë nëpër gojë Vojo Kushin, duke ofenduar për të disatën herë Dëshmorët e Atdheut, familjarët e tyre, veteranët dhe të gjithë shqiptarët që nderojnë dhe krenohen me vlerat e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Esati i Rilindjes, pengu i armiqve më të egër të Kombit Shqiptar, që ka nxjerrë në shitje Shqipërinë dhe Kosovën provoi para të gjithë shqiptarëve për të disatën herë se i urren Dëshmorët dhe Heronjtë e Atdheut, si Vojo Kushi, që kanë sakrifikuar gjithçka, duke falur edhe jetën e tyre, për Atdheun!”, shkruan Presidenti në Facebook.

“Esati i Rilindjes, armiku më i egër i socialistëve idealistë, guxoi sot të fyejë edhe simbolin e tyre dhe të Partisë Socialiste, trëndafilin e kuq si gjaku, që prej kohësh e ka zëvendësuar me gjethen e kanabisit dhe barin e egër të Rilindjes, që rritet në llumin e oligarkisë dhe bandave. Esati i Rilindjes duhet ta ketë të qartë se numërimi mbrapsht për të dhe Sektin pa nder, pa vlera e pa Atdhe që përfaqëson, ka filluar dhe nuk do ndalet! Tre milionë Ilirë në 25 prill i ka gati! Dhe nuk më thua, o trendi buburrec, kur do dalësh në përballje me mua? Mezi po të pres!”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë