“Ndaloni ceremoninë, dhëndri është burri im”

Një ndodhi e pazakontë është regjistruar gjatë një ceremonie martese në Zambia ndërsa një grua hyn në Kishë dhe kërkon ndalimin e ritualit, pasi burri në altar është bashkëshorti i saj.

Abraham Muyunda raportohet t’i ketë thënë gruas së tij se ndodhej jashtë qytetit për punë, përpara se të shkonte në Kishë për t’u martuar me një grua tjetër.

Por gruaja e tij e mori vesh planin nga fqinjët e dhëndrit dhe u turr drejt kishës për të ndalur ceremoninë.

Pamjet e shpërndara në internet tregojnë momentin kur ajo ecën në mes të Kishës dhe i drejtohet Priftit: ‘Kjo martesë nuk mund të vazhdojë, ky burrë këtu është bashkëshorti im’.