Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Nuk e mbaj maskën”, shqiptari në Itali dërgon në urgjencë 3 policë

Nga A2 CNN
13 Tetor 2020, 18:04 | Kronikë
“Nuk e mbaj maskën”, shqiptari në Itali dërgon

Një shqiptar është arrestuar në Firence të Italisë, pasi kundërshtoi me dhunë 3 policë bashkiakë, të cilët i kërkuan të vendoste maskën, si një masë e ndërmarrë ditët e fundit, për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Siç raporton “Ilprimatonazionale”, ngjarja ndodhi në rrugën “Calzaiuoli”, ku emigranti shqiptar, i cili po ecte në rrugë pa maskë, në shoqërinë e një gruaje, gjithashtu pa maskë dhe u ndalua nga patrulla, që i kishte urdhëruar ata të vendosnin maskat, në mënyrë që të mos merrnin gjobë.

Shqiptari fillimisht filloi të diskutojë me policinë, derisa situata degjeneroi në dhunë. Duket se përleshja ishte në disfafor për bashkiakët, pasi 3 prej tyre u dërguan menjëherë në urgjencë. Njëri prej tyre ka dëmtime më të rënda dhe për pak humbi një gisht.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani