Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Përplasi me dashje me makinë për hakmarrje 57-vjeçarin, lihet në fuqi arresti me burg për Myslym Istrefin

Nga A2 CNN
13 Tetor 2020, 13:54 | Kronikë
Përplasi me dashje me makinë për hakmarrje 57-vjeçarin,

Ditën e sotme, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën “arrest me burg” si vrasje e kryer për hakmarrje kryer nga shtetasi Myslym Istrefi, në të cilën viktimë mbeti Shaqir Estrefi.

Ngjarja e njoftuar pak ditë më parë nga policia si një aksident ku një shtetas nën ndikim e alkoolit la të vdekur një këmbësor, mori tjetër rrjedhë teksa janë kryer hetime të mëtejshme.

Teksa është vënë në pranga 41-vjeçari për veprat penale "Vrasja me paramendim" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, si rezultat i kqyrjes së vendit të ngjarjes, provave të grumbulluara dhe veprimeve të kryera, bënë të mundur zbardhjen e shkakut të ngjarjes. Autori dyshohet se ka goditur shtetasin viktimën për motive hakmarrjeje, pasi babai i viktimës në vitin 2006 ka vrarë babain e Myslym Istrefit.

Mësohet se viktima, babai i 4 fëmijëve, kishte vetëm 3 ditë që ishte kthyer nga italia. Estrefi qëndronte në Itali si emigrant. Kthimi i tij në fshatin Romanat të Durrësit i ka bërë përshtypje Myslym Istrefit, i cili ka filluar të verë në zbatim një plan për vrasjen e hasmit të tij. Ai ka vendosur të përdorë makinën e tij tip “Fiat Uno”, me qëllim goditjen e babait të 4 fëmijëve.

Para sulmit me makinë, Myslym Istrefi është ulur në një lokal dhe ka konsumuar alkool. Ai është dehur dhe gjatë kësaj kohe ka mbajtur në vëzhgim lëvizjet e Shaqir Estrefit. Sapo ky i fundit është drejtuar në rrugë për të shkuar në banesë, prapa tij ka shkuar me makinën tip “Fiat Uno” Myslym Istrefi, i cili e ka goditur me shpejtësi duke e lënë të vdekur në vend Shaqirin.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu