Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Prej një viti i fuste koleges ilaç në kapuçino për t’i zënë vendin e punës, arrestohet

Nga A2 CNN
13 Tetor 2020, 15:10 | Lifestyle
Prej një viti i fuste koleges ilaç në kapuçino për

I sillte çdo ditë kafen ose kapuçinon koleges së punës. Por në fakt, për një vit të tërë ka tentuar ta helmojë duke shtuar ilaçe në gotën e saj, për t’ zënë vendin e punës.  

Një histori filmash, por e vërtetë dhe kjo ka sjellë në arrestimin e një gruaje italiane nga Bra, 50 kilometra nga Torino. Gruaja punonte në një kompani siguracionesh, e cila për shkak të vështirësive ekonomike prej kohësh kishte njoftuar një shkurtim të personelit, veçanërisht në pozicionet e mbuluara nga më shumë se një person.

Ishte viti 2017, dhe punonjësja ideoi një plan vërtet djallëzor për të mbajtur pozicionin e saj.  Duke u shndërruar në mikeshën e të gjithëve, pranoi të shkonte të blinte kafen për të gjithë kolegët. Pikërisht jashtë zyrës ajo i shtonte kapuçinos, që merrte zakonisht kolegia, një sasi të madhe ilaçesh për ankthin, si benzodiapezina.

Personi fatkeq filloi të ndihej keq pas pak ditësh, e lodhur dhe me përgjumësi të theksuar, që një ditë po i kushtonte jetën pas një aksidenti rrugor.

Nga momenti që kur nuk ndodhej në zyrë gjendja e saj përmirësohej, viktima e helmimit filloi të dyshonte te kafja e përditshme, dhe më vonë te kolegia e saj e “përzemërt”.

Denoncimi i saj në polici zbuloi gjithçka, me përgjimet që kapën në flagrancë momentin e “hollimit” të pijes.

Personi, i mbetur anonim për momentin, akuzohet për dëmtim të rëndë, edhe pse gjykatësi që analizoi çështjen nënvizoi faktin se ishin tejkaluar limitet për ta cilësuar si tentativë vrasje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë