Reja: Kemi 10 lojtarë të rinj, Lituanisë i njohim pikat e dobëta

reja shqiperi lituani 1100x620

Në konferencën para takimit të vlefshëm për Ligën e Kombeve ndaj Lituanisë, mbrëmjen e së mërkurës, trajneri i Shqipërisë, Reja, vlerësoi kundërshtarin, ndërsa theksoi se Shqipëria do të mundohet të sulmojë pikat e dobëta të tij.

“Lituania ka luajtur shumë mirë në Tiranë. Ka bërë presing në të gjithë fushën dhe ne patëm pak mundësi për të luajtur. Ndeshja mund të kishte përfunduar edhe në barazim, nëse nuk do të kishim bërë atë gabim. Lituania është një skuadër me një fizik të mirë. Ne do të mundohemi të gjejmë pikat e tyre të dobëta për të arritur objektivin tonë, që është fitorja në këtë ndeshje”, tha Reja.

Më tej, trajneri përmendi faktin që në këtë ndeshje ka shumë lojtarë të rinj, duke u shprehur se ata duhet të tregojnë kualitetet e tyre edhe pse janë në një moshë të re.

“Kemi 10 lojtarë të rinj që janë pjesë e skuadrës, por që janë lojtarë me kualitet dhe që e kanë merituar këtë grumbullim. Eksperienca nuk janë vitet. Pasioni dhe kualitetet mund të shprehen edhe në moshën 20 vjeç, është çështje besimi dhe se sa ti dëshiron të japësh në fushë. FSHF ka një program për të futur brezat e rinj në kombëtare. E kisha menduar ta realizoja ndryshe këtë, por kushtet bënë që të veproja në këtë mënyrë që tani”, tha Reja.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 3 viktima në 24 orët e fundit, 480 në total
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 288 raste në 24 orët e fundit, 19445 në total
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 51 të shëruar në 24 orët e fundit, 10705 në total